Telegrafi

Deputetët miratojnë Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 107 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim kanë miratuar Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes.

Kryetar i Komisionit parlamentar për FSK-në, Haxhi Shala para deputetëve të Kosovës tha se ndihet i privilegjuar që ka rastin t’i paraqesë projektligjet e rëndësisë së veçantë për shtetin.

Lexo po ashtu Ditë historike, Kuvendi voton sot formimin e Ushtrisë (Video)

Për Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes ishin 11 amendamente. /Telegrafi/