Vetëm dy muaj pasi kanë kurorëzuar lidhjen e tyre, çifti Depp dhe Heard po jetojnë të ndarë për shkak të angazhimeve me filmat.
Dyshja nuk ishin fotografuar më bashkë që pas kthimit nga muaji i shkurtër i mjaltit, por kjo nuk do të thotë se diçka po çalon në këtë lidhje.
Aktori Johnny Depp dhe bashkëshortja e tij e re, Amber Heard, kanë pranuar se po jetojnë të ndarë. Një burim i tha “Mirror” se çifti po kalon më shumë kohë larg njëri-tjetrit, pasi projektet e tyre janë aktualisht më në fokus, transmeton Albeu.
Aktori 51-vjeçar aktualisht ndodhet në Australi, për xhirimet e serisë së pestë “Piratët e Karaibeve”, ndërsa Heard po qëndron në Londër, për realizimin e filmit të saj më të ri.
Në fakt dyshja janë bërë bashkë vetëm dje, kur janë fotografuar derisa kanë arritur së bashku në aeroportin e Brisbane, Australi. /Telegrafi/