Mesfushori i Barcelonës dhe ish-lojtari i Arsenalit, Denis Suarez, ka pranuar se Celta Vigo mbetet një alternativë e besueshme për të ardhmen e tij, pasi preferon mbetjen në La Liga.
Spanjolli i cili u bashkua me katalunasit në vitin 2016, duket se do të largohet nga kampionët e La Ligës pasi pati vetëm 20 ndeshje të luajtura në ligë gjatë dy sezoneve të fundit.
Mesfushori kaloi gjysmën e dytë të sezonit 2018-19 në huazim te Arsenali në Ligën Premier, por ai u lëndua dhe u paraqit vetëm në gjashtë ndeshje në të gjitha garat me ekipin e Unai Emeryt.
Suarez që ndoshta do të jetë i uritur për më shumë kohë të luajturit, pritet të lëvizë në një klub të ri.
Gazeta spanjolle AS raporton se 25-vjeçari ka disa pretendentë të mundshëm, por ai do të preferonte të qëndronte në Spanjë.
“Unë do të largohem nga Barça dhe Celta Vigo është një opsion. Jam i bindur se do të luaj për Celtën një ditë, por nuk e di kur”.
“Kam oferta nga jashtë por prioritet im është që të qëndroj në La Liga”.
“Luajtja në Evropë është gjithashtu një prioritet, por ka mundësi të tjera në tavolinë”, ka deklaruar Suarez. /Telegrafi/