Liverpooli duket se e ka pritur ditën kur Manchester City do të ndëshkohet nga UEFA për shkelje të rregullit financiar.
Citizens u dënuan me dy vite mospjesëmarrje në garat evropiane dhe me një gjobë prej 30 milionë eurosh.
Nga ky dënim, City mund t’i humbet shumë lojtarë, derisa The Reds kanë filluar të interesohen për lojtarët e tyre.
Mediat në Angli raportojnë se gjashtë herë kampioni evropian po tenton të transferojë Kevin de Bruynen dhe Aymeric Laporten nga rivali i tyre në ligë.
Jurgen Klopp e pëlqen shumë lojën e dy lojtarëve dhe ka kërkuar nga bordi i klubit transferimin e dy lojtarëve.
Transferimi i mesfushorit belg dhe i mbrojtësit do t’i kushtonte skuadrës angleze mbi 200 milionë euro. /Telegrafi/