Ousmane Dembele është drejt largimit nga Borussia Dortmund.
Sulmuesi francez po kërkohet me ngulm nga gjiganti katalunas Barcelona.
E duket se edhe Borussia Dortmund është pajtuar me faktin se do të mbetet pa yllin e skuadrës dhe ka gjetur tanimë një zëvendësim.
Sipas ‘Sport Bild’, Dortmund ka filluar bisedimet me Paris Saint Germain për gjermanin Julian Draxler.
Me ardhjen e Neymar, reprezentuesi i Gjermanisë do të mbetet në bankë dhe mund të largohet nga kryeqyteti francez.
Gjithnjë sipas medias gjermane, Dortmund është e gatshme të shpenzojë rreth 40 milionë euro për transferimin e Draxlerit.
Ndërkohë reprezentuesi i Francës, Ousmane Dembele pritet t’i bashkohet Barcelonës për një shumë afër 100 milionë euro. /Telegrafi/