Barcelona duket se do ta lë Ousmane Dembelen të largohet nga Camp Nou, mirëpo jo edhe pa asgjë.
Kontrata e sulmuesit francez skadon në qershor të këtij viti, andaj skuadra katalunase nuk dëshiron ta lëshojë si lojtar të lirë.
Derisa kanë mbetur më pak se tre ditë nga mbyllja e afatit kalimtar të janarit, Bluagranasit po nxitojnë të përforcojnë skuadrën me disa prurje të reja.
Kështu, sipas asaj që raporton RAC1, Barcelona është e gatshme të shkëmbejë Dembelen me dy lojtarë të Paris Saint-Germainit.
Bëhet e ditur nga gazetari se gjiganti nga La Liga po kërkon që në marrëveshje të përfshihet Mauro Icardi ose Juan Bernat.
Dyshja nuk janë në planet e PSG-së dhe Barcelona mundet shumë lehtë të transferojë njërin prej tyre. /Telegrafi/