Telegrafi

Dembele do të mungojë gjatë, Barcelona e gjen zëvendësuesin e francezit

Ousmane Dembele. (Photo by David Ramos/Getty Images)

Ousmane Dembele pësoi një lëndim të rëndë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Borussia Dortmund.

Anësori francez do të mbetet jashtë fushave për 10 javë, një lajm që ka tronditur Barcelonën.

E kampioni në fuqi i Spanjës pritet të futet në tregun e transferimeve për ta transferuar një sulmues në vend të Dembeles.

Mundo Deportivo ka shkruar se katalunasit janë duke menduar ta zëvendësojnë francezin me sulmuesin meksikan te Los Angelesit, Carlos Vela.

Carlos Vela. (Photo by Harry How/Getty Images)

Kampionati amerikan është futur në pushim dhe Barcelona mund ta marrë Velan si huazim tre mujor.

30-vjeçari e njeh mjaftë mirë kampionatin spanjoll La Liga pasi ka luajtur për 10 sezone aty me Real Sociedadin së fundmi dhe më parë me Celta Vigon e Osasunën.

Ka qenë vet Carlos Vela që më parë ka deklaruar se do të dëshironte që një ditë ta veshte fanellën e katalunasve.

Mbetet të shihet nëse tani marrëveshje mes dy klubeve të arrihet dhe Vela t’i bashkohet Barcelonës. /Telegrafi/