Telegrafi

Dembele pajtohet me largimin nga Barcelona, Liverpooli rivalizon Unitedin

Ousmane Dembele thuhet se është pajtuar për t’u larguar nga Barcelona, pasi nuk e sheh veten si pjesë e projektit të trajnerit Ronald Koeman.

Sulmuesi anësor francez është i vetëdijshëm se nuk do të ketë mundësi të luajë me Koeman dhe është gati të largohet nga Camp Nou.

Klubi katalunas gjithashtu është i gatshëm të kryejë operacionin, por vetëm nëse është një transferim ose një opsion i detyrueshëm blerjeje.

Lexo po ashtu Pogba telefonon Dembelen për ta bindur rreth një transferimi te Manchester Unitedi

Sipas gazetës Sport, Manchester Unitedi mund të përballet me konkurrencën nga rivalët e Liverpoolit, në garën për transferimin e Dembeles.

Barça dëshiron që operacioni të shërbejë për të lehtësuar faturën e pagave dhe për të rimarrë një pjesë të investimeve të mëdha të bëra në nënshkrimin e tij.

Gjiganti nga Camp Nou thuhet se po kërkon midis 50 dhe 60 milionë eurosh që transferimi të realizohet. /Telegrafi/