Ish-sulmuesi anësor i Barcelonës, Ousmane Dembele, thuhet se po konsiderohet favorit për çmimin e Topit të Artë, përpara yjeve të Blaugranëve, Lamine Yamal, Raphinha dhe Robert Leëandoëski.
Dembele, i cili u largua nga Barcelona për në Paris Saint-Germain, ka qenë në formë të shkëlqyer këtë sezon, duke barazuar rekordin e Lionel Messit me 17 gola në dy muajt e parë të vitit kalendarik.
Performancat e tij mbresëlënëse kanë bërë që shumë ta japin atë emrin e tij si favorit për çmimin prestigjioz.
Sipas Sky Sports, roli i ri taktik i Dembeles, rritja e përgjegjësisë dhe pjekuria kanë kontribuar në suksesin e tij këtë sezon.
Retweet if you think Dembélé is the best player right now. pic.twitter.com/I7uPm4sMOg
— Ꭲɑʏᴏ (@TayoPSG) March 1, 2025
Ai ka shënuar 26 gola dhe ka dhënë shtatë asistime në 33 paraqitje në të gjitha garat, duke tejkaluar sezonin e tij më të mirë të mëparshëm me Barcelonën.
Ndërkohë që shumë tifozë të Barçës mund ta kenë të vështirë për ta ‘ngrënë’, forma e Dembeles ka qenë e pamohueshme dhe ai tani po reklamohet si një pretendentë serioz për Topin e Artë.
Sidoqoftë, mbetet për t’u parë nëse ai mund të ruajë nivelin e tij të performancës dhe të kalojë pretendentët e tjerë kryesorë, përfshirë Mohamed Salah, për çmimin e lakmuar individual. /Telegrafi/