Telegrafi

Dembele iu kthen përgjigje negative Barcelonës dhe Realit

Osumane Dembele nuk do të lëvizë nga kampionati gjerman Bundesliga.

Sulmuesi i talentuar francez është dëshirë e madhe e dy gjigantëve spanjoll, Barcelonës dhe Real Madridit.

Por francezi ka deklaruar se ndihet mirë në Dortmund dhe nuk e ka ndërmend të largohet.

“Sinqerisht këto spekulime nuk më interesojnë fare. Ka pasur shumë shkrime rreth të ardhmes time por asgjë nuk ishte e vërtetë”, deklaroi Dembele për Bild.

“Jam shumë i lumtur në Dortmund dhe nuk dua të largohem”, tha francezi.

Dëshira e anësorit këmbëshpejtë është që të fitojë trofeun e Ligës së Kampionëve dhe titullin e kampionit në Gjermani me klubin.

“Qëllimi im është të fitoj gjithë titujt e mundshëm me Dortmundin. Ëndrra e madhe mbetet Liga e Kampionëve dhe triumfi në Bundesliga”, u shpreh ish-anëtari i Rennes.

20-vjeçari ka kontratë me klubin gjerman deri në qershor të vitit 2021. /Telegrafi/