Mousa Dembele i nuk po gjen vend në formacionin e trajnerit Mauricio Pochettino dhe mund të largohet që në janar
Tottenhami ishte një nga skuadrat që nuk afroi asnjë lojtar në afatin kalimtar veror.
Por edhe pse e ruajti boshtin e skuadrës dhe ka emra të njohur në skuadër, trajneri Mauricio Pochettino nuk ka arritur që të tregojë rezultate në Evropë.
Por duke munguar blerjet në verë, mund të ketë edhe largime në dimër.
Për shërbimet e lojtarit ka disa skuadra që kanë shfaqur interes dhe duket se ka “derbi” për t’i siguruar shërbimet e belgut mbetet ai mes Milanit dhe Interit.
Sipas “The Sun” skuadra angleze ka filluar bisedimet me të dyja klubet nga Milano dhe kërkon që të marrë maksimumin nga kjo shitje.
Dembele mbetet pa kontratë në muajin qershor të vitit të ardhshëm dhe mund të merret për një çmim të lirë. /Telegrafi/