Osumane Dembele, duket se do të largohet nga Barcelona, ndërsa më të ndodhur kjo, shumë media janë kthyer dhe i kanë kujtuar edhe dy blerje të tjera të dështuara si ato të Philippe Coutinhon dhe Antoine Griezmann.
Blerjet u bën pas largimit të Neymar, ku klubi tentoi që ta plotësojë humbjen e brazilianit.
Asnjë nga këta të tre nuk ka arritur të ketë një ndikim sportiv të ngjashëm me brazilianin edhe pse në total u blen 415 milionë më vonë
Dembélé (135 milionë), Coutinho (160) dhe Griezmann (120), nuk patën ndonjë kontribut që do të mbahej në mend te Barcelona, përveç që kanë gjurmë ekonomike shkatërruese në klub.
Nuk janë vetëm paratë e shpenzuara për transferimet e tyre, por edhe ato me të cilat janë paguar këta lojtarë çmimi shkon shumë lartë, duke bërë klubin që të ketë probleme edhe te faturat e pagave dhe fair-play-in financiar.
Nga të tre, Griezmann është ai që ka lënë shifrat më të mira (35 gola në 102 ndeshje). Gjithashtu ishte më i përkushtuari nga të tre, pavarësisht se nuk bëri diferencën në nivelin e viteve të tij më të mira.
Coutinho u largua si huazim te Aston Villa pak ditë më parë me një bilanc prej 106 ndeshjesh, 26 gola dhe 13 asistime për Barçën .
Tani është Dembélé ai që mund të ketë luajtur ndeshjet e tij të fundit të Barçës. /Telegrafi/