Interi, Milani dhe Valencia janë duke u lidhur me mesfushorin e Besiktasit, turko-gjermanin Tolgay Arslan.
Sipas gazetës gjermane Bild, dy rivalët milanez janë duke ndjekur përparimin e mesfushorit turko-gjerman.
Mesfushori 26-vjeçar deri më tani ka luajtur për dy kombëtaret U21, Gjermaninë dhe Turqinë.
Arslan u largua nga Hamburger për në Besiktas në janar të 2015 dhe ka impresionuar deri më tani këtë sezon, duke dhënë dy asistime në nëntë ndeshjet e Superligës turke.
Tolgay Aslan potencialisht mund të jetë një përforcim afatmesëm për gjigantët italian pasi është nën kontratë deri në qershor të 2018. /Telegrafi/