Telegrafi

Deliu-Kodra: 300 femra janë prekur nga kanceri i gjirit brenda nëntë muajve

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra në seancën e kuvendit ka thënë se Klinika e Onkologjisë është duke u përballur me mungesë të buxhetimit për barna.

Deliu-Kodra ka thënë se është detyrë e Ministrisë së Shëndetësisë t’i përkrahë mjekët e pacientët që po bëjnë punë të mirë atje.

Deputetja tutje ka shtuar se vetëm brenda 9 muajve të këtij viti janë prekur nga kanceri i gjirit 300 femra.

Lexo po ashtu “Luftën me kancerin e gjirit, ju ndihmojmë ne ta tejkaloni" - vajzat e Telegrafit sjellin mesazhe sensibilizuese për muajin ‘rozë’

“Rritja e numrit të pacientëve ka qenë evidente, vetëm gjatë 9 muajve 300 femra janë prekur me kancer të gjirit, kurse gjatë tërë vitit Klinikën e Onkologjisë në QKUK e kanë vizituar 2500 deri në 3000 femra”, tha Deliu-Kodra.

Ajo shtoi se në takimin që ka pasur me drejtorin e Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi është shtuar nevoja për një aparat të ri për rrezatim.

Deliu-Kodra kërkoj nga MSH-ja që buxhetimi për barna edhe për tre muajt e fundit të kryhet sa më shpejtë. /Telegrafi/