Telegrafi

Deklarata e presidentit të FIFA-s për dhunën e shkaktuar në ndeshjen Trabzonspor – Fenerbahce

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka dalë me reagim lidhur me ngjarjet e ndodhura pas ndeshjes së zhvilluar mes Trabzonsporit dhe Fenerbahces në javën e 30-të të Superligës.

Në javën e 30-të të Superligës së Turqisë, Trabzonspor humbi 3-2 në shtëpi nga Fenerbahce.

Pas ndeshjes, teksa skuadra verdhe-blu po shfaqte gëzim, tifozë të shumtë të Trabzonsporit hynë në fushë dhe sulmuan lojtarët e ekipit kundërshtar.

Lexo po ashtu Batshuayi në stilin "kung-fu" shqelmon tifozin kundërshtar, bashkëlojtari i tij me grushte një tjetrit

Pas gjithë këtyre ngjarjeve ka bërë një deklaratë edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

“Dhuna që ndodhi pas ndeshjes së Superligës turke të luajtur midis Trabzonspor dhe Fenerbahce është absolutisht e papranueshme”, ka deklaruar fillimisht ai.

Lexo po ashtu Dhuna në ndeshjen Trabzonspor-Fenerbahçe, reagojnë ministrat turq

“Këto nuk kanë vend brenda apo jashtë fushës, në sportin tonë apo në shoqërinë tonë. E kam thënë më parë dhe do ta them përsëri, në futboll, pa përjashtim”.

“Të gjithë lojtarët duhet të jenë të sigurt për të luajtur këtë lojë që sjell gëzim për kaq shumë njerëz në mbarë botën. Unë u bëj thirrje autoriteteve përkatëse të kapin autorët e ngjarjes tronditëse që ndodhën në Trabzon”, shtoi Infantino. /Telegrafi/