Telegrafi

Deklarata e plotë e Kloppit pas shitjes së Coutinhos: Kemi bërë gjithçka për ta mbajtur, ëndrra e tij ishte Barcelona

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka folur pas shitjes së Philippe Coutinhos te Barcelona për 160 milionë euro.

Tekniku gjerman ka thënë se Reds kanë bërë gjithçka për ta mbajtur lojtarin, por dëshira e tij e vetme ishte largimi.

“Me keqardhje të madhe, si klub dhe skuadër, i themi lamtumirë një shoku të mirë, personi të mrekullueshëm dhe lojtari fantastik, Philippe Coutinho”.

“Nuk është sekret se Philippe ka kërkuar largimin që korriku, atëherë kur Barcelona bëri përpjekjen e parë”.

Lexo po ashtu I ëndrrave, real dhe i çuditshëm: Lojtarët me të cilët Liverpooli mund të zëvendësojë Coutinhon

“Philippe ishte këmbëngulës më mua, pronarët dhe shokët e skuadrës dhe kjo ishte një transferim që ishte shkruar të ndodh”.

“Pavarësisht kësaj, ne u munduam të mbajmë lojtarët gjatë verës, duke shpresuar se kështu do ndikonim që ai të qëndrojë dhe të ishte pjesë e asaj që po tentojmë të bëjmë”.

“Mund t’i them tifozëve të Liverpoolit se ne, si klub, kemi bërë gjithçka për të bindur Philippen të qëndrojë në LFC, se kjo do ishte një gjë atraktive aq sa kalimi në Spanjë, por ai ishte i vendosur 100 për qind për të ardhmen e tij dhe të familjes, që ajo do ishte në Barcelonë”.

“Ishte ëndrra e tij dhe tani jam i bindu se nuk kemi lënë asgjë pa bërë për t’ia ndryshuar mendjen”.

Lexo po ashtu Formacioni ideal i Barçës në 2018 me blerjet e janarit

“Philippe ka dhënë një kontribut të madh për këtë klub në pesë vite dhe i dëshirojmë gjithë të mirat. Natyrisht, është e kuptueshme që tifozët janë të dëshpëruar. Kjo ndodh gjithmonë kur i thua lamtumirë një personi special. Por, aq sa është e vështirë ndonjëherë për ta pranuar, kjo është pjesë e jetës dhe pjesë e futbollit. Individët ka ëndrrat, qëllimet dhe objektivat e tyre”.

“Lojtarët vijnë dhe shkojnë, ky është futbolli, por si klub ne jemi mjaft të mëdhenj dhe të fortë për të vazhduar progresin në fushë, edhe pse kemi humbur një lojtar të rëndësishëm. Nuk kemi qenë kurrë në një pozitë apo rrugë kaq të mirë në vitet e fundit”.

“Jam këtu mjaftueshëm gjatë për të kuptuar se gjatë historisë së Liverpool FC janë larguar lojtarë të rëndësishëm edhe më parë dhe klubi gjithmonë ka vazhduar para. Nuk mund të transferohet zemra dhe shpirti i Liverpoolit dhe pse jam i bindur se shumë klube do donin ta blinin”.

Lexo po ashtu “E pabesueshme, por e vërtetë”, historia se si Reali e lëshoi Coutinhon nga duart në vitin 2008, por çfarë ndodhi me lojtarin që transferuan në vendin e tij?

“Kam shumë besim në talentet që kemi dhe që së bashku me pronarët do t’i bëjmë, kjo duke vazhduar investimin në skuadër. Kështu kjo do të na lejojë të rritemi dhe të përmirësohemi”.

“Pra, teksa i dhamë lamtumirën Philippes, ne vazhdojmë rrugëtimin tonë drejt progresit, zhvillimit dhe qëllimit tonë të përbashkët të sjellim trofetë prapë Anfield”, ka thënë Klopp për ueb faqen zyrtare të klubit. /Telegrafi/