Site icon Telegrafi

Dëgjohen të shtëna, njerëzit bien përtokë – pamje të sulmit nga i cili mbetën dy të vdekur dhe disa të plagosur në Stamboll

Në rrjetet sociale janë publikuar pamje që thuhet se tregojnë sulmin dhe të shtënat me armë në Stamboll të Turqisë.

Siç edhe shihet në pamje, në një moment, një person bie në tokë, i ndjekur nga një tjetër, përcjell Telegrafi.

Veç kësaj, pamjet dramatike tregojnë njerëz që përpiqen të mbrohen dhe duke “u përkulur” në tokë ndërsa dëgjoheshin të shtënat.

Pamjet vijnë pasi dy persona u qëlluan për vdekje teksa po përpiqeshin të sulmonin gjykatën e Caglayan në Stamboll, tha ministri i Brendshëm turk Ali Yerlikaya.

Lexo po ashtu Dy të vdekur dhe të tjerë të plagosur – detaje dhe pamje nga sulmi me armë në një gjykatë të Stambollit

Një burrë dhe një grua u vranë gjatë një “përpjekjeje për të sulmuar” një pikë kontrolli të sigurisë në gjykatën e Caglayan të martën vonë në mëngjes, postoi Yerlikaya në mediat sociale.

Ministri më vonë njoftoi se dy sulmuesit, një femër dhe një mashkull, u kapën të vdekur dhe gjashtë persona, përfshirë tre policë, u plagosën.

Ai gjithashtu bëri të ditur se autorët, të identifikuar si E.Y. dhe P.B., të cilët u neutralizuan, u konstatua se ishin anëtarë të organizatës terroriste DHKP-C. /Telegrafi/

Exit mobile version