Telegrafi

Deco: Do më pëlqente të transferohesha te Interi

Barcelona's Deco of Portugal (L) celebrates with team mate Ronaldinho of Brazil after scoring the third goal against Udinese during their Champions League Group C soccer match at Nou Camp stadium in Barcelona September 27, 2005. REUTERS/Gustau Nacarino - RTR11ED7

Ish-mesfushori i Barccelonës, Deco, ka thënë do dëshironte të luante për Inter.

Portugezi ka thënë se ishte afër kalimit te klubi italian dhe ky transferim i papërfunduar i ka mbetur pengë në zemër.

“Kur u largova nga Barcellona, isha shumë afër Interit. Në fund u transferova në Ligën Premier te Chelsea, por do më pëlqente shumë nëse do kisha kaluar te zikaltrit”, ka thënë Deco për TMW.

Lexo po ashtu Messi befason Barcen, ka kërkuar klauzolë e cila e lejon të largohet vetëm për këtë klub

“Joao Mario? Më pëlqen shumë, e ndjek që një kohë të gjatë te Sportingu. Është një lider te Përfaqësuesja, ka klas dhe për Interin është një transferim spektakolar”, ka shtuar portugezi. /Telegrafi/