Ish-mesfushori i Barccelonës, Deco, ka thënë do dëshironte të luante për Inter.
Portugezi ka thënë se ishte afër kalimit te klubi italian dhe ky transferim i papërfunduar i ka mbetur pengë në zemër.
“Kur u largova nga Barcellona, isha shumë afër Interit. Në fund u transferova në Ligën Premier te Chelsea, por do më pëlqente shumë nëse do kisha kaluar te zikaltrit”, ka thënë Deco për TMW.
“Joao Mario? Më pëlqen shumë, e ndjek që një kohë të gjatë te Sportingu. Është një lider te Përfaqësuesja, ka klas dhe për Interin është një transferim spektakolar”, ka shtuar portugezi. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=uxRugX0Cepc