Site icon Telegrafi

Debate në Kuvendin e Shqipërisë, Alibeaj kërkon rezolutë për krimet serbe në Kosovë

Ka nisur me debate mes mazhorancës dhe opozitës seanca e Kuvendi e Shqipërisë ku pritet të votohet rezoluta e mazhorancës për gjenocidin serb në Srebrenicë.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj kërkoi futjen në rend dite edhe të mocionit me debat për projekt-rezolutën që PD ka kërkuar për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë, që u hodh poshtë nga Kuvendi.

Lexo po ashtu Rezoluta për gjenocidin serb në Srebenicë, Balla: Kambanë alarmi ndaj rreziqeve të forcave ekstreme nacionaliste

“Që në datën 27 maj kemi paraqitur një projekt rezolutë lidhur me dënimin e gjenocidit serb në Kosovë. Nën frymën e ruajtjes së vlerave kryesore të individit të ndëshkimit me vullnet politik i të gjithë agresorëve besoj se është një detyrim që mos e shtyni dhe zvarrisni atë rezolutë që kemi kërkuar”, u shpreh Alibeaj.

“Sot ne do të shqyrtojmë dhe një projekt rezolutë për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë, e kemi detyrim po rajonin, ashtu siç kemi detyrim për rastin e Srebrenicës e kemi detyrim edhe për vëllezërit tanë të Kosovës. Është e njëjta situatë dhe i njëjti agresor dhe se kuptoj zvarritjen tuaj për të denoncuar gjenocidin serb në Kosovë”, tha Alibeaj. /Euronews Albania/

Exit mobile version