Telegrafi

Debat i ashpër, mes Albulena Haxhiut e Armend Zemajt: Shikojini pamjet, e përplasjes së sotme të dyfishtë (Video)

Rreth rastit të vdekjes së Astrit Deharit u debatua sot, madje ashpër, në Komisionin për Legjislacion të Kuvendit të Kosovës.

Kërkesën e kryetares së komisionit, Albulena Haxhiu, që të ftohet për raportim minsitrja Dhurata Hoxha dhe kryeprokurori Sylë Hoxha, u kundërshtua nga deputetët e pozitës.

Këta të fundit edhe lëshuan mbledhjen.

Debati i Haxhiu-Zemaj ka vazhduar edhe në Info Magazine të Klan Kosovës.

Çështja e nxehtë ka qenë përsëri vdekja e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.

Zemaj e Haxhiu, siç është pritur, nuk kanë gjetur pajtim për këtë çështje dhe mënyrën si po trajtohet ky rast.

Deputetët kanë shkëmbyer akuza dhe kanë komentuar ashpër qasjet e njëri-tjetrit. /Klan Kosova/