Site icon Telegrafi

Dea Xhemaili, pjesë e jurisë në festivalin “BZM” në Slloveni

Mezosoprania nga Kosova, Dea Xhemaili është ftuar të jetë pjesë e jurisë në festivalin slloven “BZM” (Blejski Zlati Mikrofon).

Që kur ishte nxënëse e shkollës së muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë, mezosoprania kosovare, Dea Xhemaili, ka qenë pjesë e festivaleve të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.

Kështu vazhdoj edhe gjatë studimeve të saja në Akademinë e Arteve në Fakultetin e Muzikës dega solo këndim.

Me paraqitjet e saja në festivale dhe marrjen e çmimeve të shumta, Dea është ftuar të jetë pjesë e jurisë në festivalin slloven “BZM” (Blejski Zlati Mikrofon).

Në festivalin, i cili fillon më 14 korrik dhe zgjatë deri më datën 19 korrik, do të marrin pjesë kategori të moshave të ndryshme nga mosha 4 deri në 30 vjeçe, ndërsa pjesëmarrës do të janë edhe dy nxënës nga Kosova nga grupi “Xixëllonjat”.

“Duke qenë se gjatë pjesëmarrjeve të mia në festival, jam munduar te jap maksimumin nga vetja dhe gjithmonë prezantimet e mia kanë qenë para jurive shumë profesionale ku në fund mundi im është shpërblyer me çmime të para, sfidën kryesore të vetja e shoh të përzgjidhet më i miri në këtë garë, duke shtuar këtu dhe besimin që më është dhënë nga njerëz profesional të festivaleve.”, ka thënë për “albinfo.ch”, Dea Xhemaili.

Studentja e vitit të katërt në Akademinë e Arteve në Prishtinë aktualisht është e angazhuar shumë më përfundimin e studimeve ndërsa po ashtu merret edhe më fëmijë, të cilët kanë talent për muzikë duke punuar me ta për t’ua zhvilluar edhe me tutje zërin.

Dea, deri më tash ka publikuar katër këngë të saja të cilat janë pritur shumë mirë edhe nga publiku.

“I falënderoj të gjithë ata që kanë pëlqyer këngët e mia, mirëpo tani fokusi dhe përqendrimi im është të muzika klasike. Prioritet i imi është përfundimi i studimeve me sukses dhe projektet e radhës të cilat kanë të bëjnë më muzikën profesionale”, shprehet këngëtarja Xhemaili.

– See more at: http://www.albinfo.ch/dea-xhemaili-pjese-e-jurise-ne-festivalin-bzm-ne-slloveni/#sthash.GJ5EzNhR.dpuf

Exit mobile version