Site icon Telegrafi

De Sciglio kthehet në Itali për të nënshkruar me Juven

Mattia De Sciglio është kthyer në Itali për ta kompletuar transferimin te Juventusi, por thotë se akoma nuk ka kontaktuar me Massimiliano Allegrin.

Të martën, mbrojtësi i krahut ka arritur në aeroportin Malpensa të Milanos, duke u larguar nga turneu parasezonal i Rossonerëve në Kinë.

Lexo po ashtu Juventusi arrin marrëveshje me Szczesnyn, gati edhe De Sciglio

“Jam mirë, kam pasur një udhëtim të gjatë dhe jam paksa i lodhur”, citon Calciomercato.com fjalët e italianit.

Në pyetjen se a është i lumtur që do të ribashkohet me Allegrin, është përgjigjur: “Nuk është koha e duhur për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje”.

“Do të kemi kohë për të biseduar, por tash më duhet të shkoj. Nuk kam kontaktuar me Allegrin”, u ka thënë lojtari gazetarëve.

Zonja e Vjetër thuhet se do t’i paguajë 12 milionë euro Milanit për lojtarin, i cili ka kontratë vetëm edhe një vit. /Telegrafi/

Exit mobile version