Matthijs de Ligt është rrugës për ta kompletuar transferimin te Barcelona – raporton Rai Sport.
Drejtori sportiv i Ajaxit, Marc Overmars, spekulohet se i ka thënë Juventusit se mbrojtësi 19-vjeçar është duke u transferuar te skuadra nga La Liga.
Calciomercato ka raportuar se Fabio Paratici e pëlqen mbrojtësin holandez, por Barcelona do t’i paguajë 80 milionë euro për transferimin e tij.
Në mars, Overmars kishte thënë se ai e adhuron skuadrën katalunase, por nuk e di nëse të njëjtin mendim e kishte edhe De Ligt.
“E adhuroj Barcelonën, por nuk e di çfarë do të bëjë ai (De Ligt)”, kishte thënë drejtori i Ajaxit për TV3 në atë kohë.
De Ligt është njëri ndër lojtarët më të kërkuar në Evropë, gjersa Rai Sport e quan si të kryer transferimin e tij në Camp Nou. /Telegrafi/