Matthijs de Ligt thuhet se ka ndarë mendjen për t’u transferuar te Barcelona, duke refuzuar një kalim te Manchester Unitedi.
Mbrojtësi i talentuar holandez ka befasuar të gjithë me nivelin e treguar me Ajaxit në Eredivisie dhe Ligën e Kampionëve.
Paraqitjet e tij të mira dhe prej një lideri në mbrojtje kanë bërë që shumë klube të mëdha të vihen pas tij, mes tyre Barcelona dhe Unitedi.
Unitedi besohet t’i ketë ofruar De Ligt një marrëveshje me vlerë 250 mijë funtesh në javë apo 14 milionë euro në vit për të kaluar në Old Trafford, por lojtari thuhet se ka vendosur të pajtohet me Barcelonën.
Sipas rrjetit televiziv ESNP, Djajtë e Kuq presin që mbrojtësi i Ajaxit do të rezistojë kërkesat e tyre dhe të përfundojë një transferim te Barcelona.
Burime nga Old Trafford besojnë se kampionët spanjollë arritën një marrëveshje me kapitenin e Ajaxit dy muaj më parë, duke i dhënë fund shpresave të tyre për transferimin e 19-vjeçarit. /Telegrafi/