Ajaxi fitoi në ndeshjen e dytë kundër Juventusit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe kështu u kualifikua në gjysmëfinale.
Ndeshja e parë në Amsterdam kishte përfunduar me rezultat 1-1, ndërsa në Torino holandezët fituan me rezultat 1-2 me golat e Donny van de Beek (34′) dhe Matthijs de Ligt (67′).
Ky i fundit është nga mbrojtësit më të kërkuar nga klubet e mëdha evropiane dhe në mesin e emrave më të përfolur është Barcelona.
Një gazetar e pyeti lojtarin pas ndeshjes: “A është e mundur që mund të nënshkruash me Barçën?”, lojtari ia ktheu me një buzëqeshje dhe pastaj i tha “nuk e di“.
https://twitter.com/hardkross/status/1118285015471804416
Më herët ishte raportuar se klubi spanjoll dhe ai holandez kanë arritur marrëveshje se në rast se Ajaxi do dëshironte të shiste një nga talentët e tyre, së pari do ia prezantonin Barcelonës.
Kujtojmë se gjatë janarit Barça e bleu Frenkie de Jong për 75 milionë euro. /Telegrafi/