Matthijs De Ligt nuk do të largohet nga Juventusi, përkundër raportimeve të fundit në Itali.
Qendërmbrojtësi holandez e ka pasur një sezon të luhatshëm me ulje e ngritje të formës në vitin e tij të parë te Juventusi.
De Ligt është duke u kërkuar nga skuadra të mëdha evropiane si Real Madrid, Barcelona apo Manchester United.
Mirëpo përkundër interesimit nga këto klube, holandezi nuk e ka ndërmend të largohet nga Zonja e Vjetër.
“Janë shkruar shumë gjëra për mua, por e vërteta është se unë jam me të vërtet i lumtur në Torino”.
“Po stërvitem çdo ditë me lojtarë të jashtëzakonshëm dhe nuk kam asnjë arsye pse të largohem”.
“Jam shumë i lumtur te Juventusi dhe e gjitha çfarë është shkruar nuk ka asgjë të vërtetë”, deklaroi holandezi.
Zonja e Vjetër e transferoi qendërmbrojtësin e talentuar vitin e kaluar nga Ajax për 75 milionë euro, por në Itali nuk po e cilësojnë si të suksesshëm vitin e tij të parë me fanellën e Juventusit. /Telegrafi/