Telegrafi

De Ligt i gatshëm të kalojë te Juventusi, pas bisedës me Sarrin

Kapiteni i Ajaxit, Matthijs de Ligt, thuhet se është i gatshëm që të kalojë te Juventusi, pas bisedës pozitive telefonike me trajnerin Maurizio Sarri.

Tashmë ishte bërë e qartë se mbrojtësi i talentuar nuk do të qëndronte te skuadra holandeze edhe për sezonin 2019/2020, derisa po kërkohet edhe nga Barcelona e Manchester Unitedi.

Mbrojtësi 19-vjeçar do të transferohet te Bianconerët për shumën e 75 milionë euro, ndërsa do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare.

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Zonja e Vjetër ka arritur marrëveshje me De Ligtin për transferimin në Allianz Stadium, pas telefonatës që kishte pranuar nga Sarri.

Lexo po ashtu Juventusi nuk është i shqetësuar se mund ta humb De Ligtin

Negociatat në mes të Ajaxit dhe Juventusit po shkojnë në rrugën e duhur, gjersa në ditët e ardhshme mund të ndodhë prezantimi i lojtarit në Torino.

Fabrizio Romano po ashtu raporton se lojtari po i bën presion klubit holandez që ta përfundojë sa më shpejt marrëveshjen, në mënyrë që të jetë pjesë e skuadrës italiane në ndeshjet para-sezonale. /Telegrafi/