Mbrojtësi i Ajaxit, Matthijs de Ligt, e ka uruar Virgil van Dijkun për triumfin e Liverpoolit në Ligën e Kampionëve.
Skuadra e Jurgen Kloppit e mposhti Tottenham Hostpurin në finalen që u mbajt në Wanda Metropolitano të Madridit me rezultat 2-0, me golat e Mohamed Salah dhe Divock Origi.
Van Dijk dhe De Ligt janë bashkëlojtarë te kombëtarja e Holandës, ndërsa janë partnerë në fazën defensve të ‘Tulipanëve’.
Holandezi 19-vjeçar ka reaguar shpejt për ta uruar bashkëkombësin e tij në triumfin në Ligën e Kampionëve, duke i lënë një koment: “Njeri i madh”.
De Ligt mund ta ketë fatin e njëjtë si të Van Dijkut në sezonin e ri, pasi është duke u kërkuar nga një numër i madh i skuadrave evropiane.
Manchester Unitedi dhe Barcelona janë duke tentuar ta transferojnë mbrojtësin holandez nga Ajaxi, derisa këta të fundit kërkojnë 80 milionë euro nga shitja e tij. /Telegrafi/