Lëvizja e Matthijs de Ligt prej 75 milionë eurosh nga Ajaxi në Juventus e bën atë tinejxherin e tretë më të shtrenjtë ndonjëherë dhe nuk është as më i shtrenjti këtë verë.
Nënshkrimi i Juventusit me mbrojtësin holandez të enjten ishte një biznes i shkëlqyer për Zonën e Vjetër, pasi transferuan lojtarin që i ka rrëzuar nga Liga e Kampionëve dhe siguruan një qendërmbrojtës të klasit botëror për 10 vitet e ardhshme.
Pavarësisht se është një çmim i mirë, krahasuar me çmimet e tjera të transferimeve të tanishme, De Ligt është bërë adoleshent i tretë më i shtrenjtë, edhe pse jo edhe më i shtrenjtë këtë verë.
Para tij gjenden Kylian Mbappe, i cili i kushto 180 milionë euro Paris Saint-Germainit dhe Joao Felix që u transferua këtë verë te Atletico Madridi.
1.Kylian Mbappe – Nga Monaco te PSG – 180 milionë euro
2.Joao Felix – Nga Benfica te Atletico Madrid – 126 milionë euro
3.Matthijs de Ligt – Nga Ajaxi te Juventus – 75 milionë euro
4.Anthony Martial – Nga Monaco te Manchester Unitedi – 60 milionë euro
5.Rodrygo Goes – Nga Santos te Real Madrid – 45 milionë euro
6.Vinicius Junior – Nga Flamengo te Real Madrid – 45 milionë euro
7.Lucas Moura – Nga Sao Paulo te Paris Saint-Germain – 40 milionë euro
8.Luke Shaw – Nga Southampton te Manchester United – 37.5 milionë euro
9.Wayne Rooney – Nga Everton te Manchester United – 37 milionë euro
10.Javier Saviola – Nga River Plate te Barcelonë – 36 milionë euro
Nuk është befasi të shohësh se gjashtë vendet e para janë të zëna nga lojtarët që kanë bërë lëvizjet e tyre në dy vitet e fundit.
Joao Felix është adoleshenti më i shtrenjtë i kësaj vera, me lëvizjen e tij të madhe te Atletic, por ai nuk është i vetmi në listë pasi transferimi i Rodrygo Goes te Real Madridi gjendet i pestë në listë.
Manchester United u paraqit në listë tri herë, për Anthony Martial, Luke Shaw dhe Wayne Rooney, por mund të ketë qenë katër, pasi Sir Alex Ferguson nuk u përplas me çmimin e kërkuar në atë kohë për Lucas Moura.
Është shumë herët për të treguar nëse De Ligt do të jetë një lëvizje e suksesshme, por deri më tani gjithçka që kemi parë nga ai pritet që ajo të jetë një marrëveshje e mirë dhe presin që ai të kushtojë shumë më shumë nëse ai e lë Juventusin. /Telegrafi/