Telegrafi

De Laurentiis e sheh Icardin si lojtar të Chelseat

Mauro Icardi (Getty Images)

Presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis, e sheh Mauro Icardin si lojtarin më të ri të Chelseat.

De Laurentiis kishte shkarkuar gjatë verës trajnerin Maurizio Sarrin, por ende ka marrëdhënie të mira me italianin.

Ai thotë se strategu i Chelseat, ashtu sikurse gjatë kohës sa ishte te napolitanët, do të synojë ta transferojë sulmuesin e Interit.

“Kam ofruar 55-60 milionë euro, nuk më kujtohet”, tha De Laurentiis për gazetarët.

“E kam takuar gruan e tij, shumë e bukur. Kemi kaluar një pasdite së bashku, kemi negociuar një kontratë të mundshme”.

“Icardi është një kampion, ai mund të bëhet një Ronaldo i ri, nën urdhrat e Sarrit mund të shënojë 40 gola”, tha presidenti napolitan.

Ndryshe, 25-vjeçari është në radarin e shumë klubeve evropiane duke përfshirë edhe Real Madridin. /Telegrafi/