Mesfushori holandez, Nigel De Jong është pranë largimit nga skuadra turke Galatasaray.
De Jong nuk është ambientuar me jetën në Turqi dhe ka kërkuar largimin nga aty.
Sipas medieve gjermane, ylli i Holandës pritet të kthehet përsëri në Bundesliga.
Është skuadra e Mërgim Mavrajt, Hamburg që po kërkon me çdo kusht rikthimin e holandezit.
De Jong edhe më parë ka luajtur në Hamburg gjatë vitit 2006 deri në 2009 kur u transferua te Manchester City.
Hamburg është e gatshme të paguajë tre milionë euro për holandezin që ka kontratë me Galatasaray deri në qershor të vitit 2018.
32-vjeçari gjatë karrierës së tij ka luajtur në Ajax, Milan, Manchester City dhe Los Angeles Galaxy. /Telegrafi/