Talenti i ri holandez Frenkie De Jong, nuk do të shkojë te Barcelona dhe këtë e ka konfirmuar vetë.
Sipas mediave spanjolle, edhe pse lojtari kishte marrëveshje me klubin, në mes ka ndërhyrë Manchester City që e ka rritur ofertën.
Vetë lojtari ka thënë se nuk do të shkojë te Barcelona dhe të bëjë turizëm në atë qytet.
“Nuk jam duke u nxituar, edhe pse dua ta marr një vendim për të ardhmen time, sa më shpejt të jetë e mundur”.
“Nuk e di nëse do ta bëj publik tani klubin e ri, duhet të presim”.
“Unë kam qenë në Barcelonë dhe njerëzit besonin se kjo kishte lidhej me nënshkrimin tim për atë klub, por nuk ishte ashtu”.
“Barcelona është një klub i madh, por nuk e di nëse e shoh karrierën time si një turne turistik në atë qytet” deklaroi ai.
Frenkie kishte zgjedhur projektin sportiv të Barçës fillimisht, përpara atij të Manchester City dhe PSG.
Paga që agjenti i tij kishte kërkuar për kontratën pesëvjeçare ishte pranuar nga katalunasit.
Por tashmë flitet se ka qenë Manchester City dhe Pep Guardiola ai që ia ka vjedhur zemrën. /Telegrafi/