Telegrafi

De Jong e Neves në radarin e Man Cityt

Manchester City ka vënë si objektiv transferimi dyshen e talentuar, Frenkie de Jong i Ajaxit dhe Ruben Neves i Ëolverhamptonit.

Klubi anglez është lider në Ligën Premier pas nëntë gjirove të zhvilluara deri më tani dhe po ec me hapa të sigurt edhe në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, apetitet e Qytetarëve për të qenë çdo vit konkurrues dhe për të fituar trofe nuk kanë të ndalur.

Lexo po ashtu Man City rivalizon Barçën për dyshen De Jong dhe De Ligt

Sipas mediumit ESPN, City janë të lumtur të presin verën për të nënshkruar me një mesfushor të ri.

Frenkie de Jong (Getty Images)

Kampioni në fuqi i Ligës Premier dështoi të transferojë Jorginhon këtë verë dhe Fernandinho ka mbetur pa konkurrencë në atë repart.

Ruben Neves (Getty Images)

Kështu, Guardiola ka etiketuar dy mesfushorë të rinj dhe me të ardhme të madhe përpara për t’i transferuar në Etihad.

Lexo po ashtu City dhe United në garë për Nevesin, Wolves ia cakton çmimin e largimit

I pari në listën e klubit anglez është mesfushori holandez i Ajaxit, De Jong, i cili pëlqehet shumë edhe nga rivalët e Unitedit dhe Barcelona.

Ndërsa i dyti në listë është portugezi i Wolves, Neves, i cili mund të transferohet më lehtë dhe për një çmim më të arsyeshëm. /Telegrafi/