Mesfushori holandez, Frenkie de Jong beson se ish-bashkëlojtari i tij te Ajaxi, Matthijs de Ligt mund të bashkohet me Barcelonën në të ardhmen e afërt.
De Ligt e refuzoi Barcelonën gjatë verës, ndërsa ai zgjodhi për Juventusin, por de Jong beson se do të bashkohet tek katalunasit me bashkëkombësin e tij.
Megjithatë, mesfushori holandez vuri në dukje se De Ligt mori vendimin e duhur për të kaluar nga Ajax te Zonja e Vjetër.
“De Ligt mund të luajë për Barcelonën në të ardhmen e afërt”, ka thënë fillimisht De Jong për De Telegraaf.
“Të shkosh në Itali nuk e ndryshon faktin që ai mund të luajë për Barcelonën brenda disa viteve”.
“Ai ka marrë vendimin e duhur; ai po shkon mirë në Torino”, përfundoi holandezi. /Telegrafi/