David de Gea mund të kalojë te Real Madridi në fund të sezonit për ta thyer edhe rekordin e portierët më të shtrenjtë në histori.
Madje flitet se marrëveshja është arritur mes klubit mbretëror dhe portierit spanjoll.
Ky transferimin ishte afër të ndodhte në shtator të vitit 2015, por që u ndal në sekondat e fundit të afatit kalimtar.
Mësohet se spanjollët do të paguajnë 70 deri në 75 milionë euro.
Por kontrata e re e nënshkruar nga De Gea ka një klauzolë që nëse dikush paguan 60 milionë euro, ai do të lirohet.
Transferimi më i shtrenjtë mbetet ai i Gianluigi Buffon që ndodhi nga Parma te Juventus para 15 vitesh për një shumë prej 54 milionë euro.
Më poshtë janë 10 transferimet më të shtrenjta në histori për portierët. /Telegrafi/