Telegrafi

De Bruyne i irrituar me Cityn që i ka ofruar pagë më të ulët derisa oferta për Messin është e majme

(Foto: Instagram/kevindebruyne)

Kevin De Bruyne nuk është aspak i kënaqur me kontratën e re që ia ka ofruar Manchester City për ta vazhduar qëndrimin në Etihad Stadium.

Klubi anglez i ka ofruar belgut pagë më të ulët se e tanishmja me arsyetimin e krizës së përgjithshme financiare si pasojë e pandemisë së coronavirusit.

Në ndërkohë, Citizens duket se kanë fonde për t’i ofruar pagë të majme Lionel Messit nëse argjentinasi vendos të nënshkruajë për skuadrën e Pep Guardiolas.

(Foto: Instagram/kevindebruyne)

Sipas The Athletic, megjithatë klubi do të detyrohet t’ia plotësojë kërkesat financiare mesfushorit për ta ruajtur harmoninë në ekip.

Messi ka kontratë me Barcelonën deri në fund të qershorit dhe që tani mund të negociojë me klubet e interesuara për nënshkrimin e tij. Paris Saint-Germaini dhe Manchester City janë në garë për 33-vjeçarin nëse ai zgjedh të largohet nga Camp Nou. /Telegrafi/