Së fundmi janë duke qarkulluar zërat për një largim të Kevin De Bruyne nga Manchester City pas më shumë se gjashtë vitesh me fanellën e tyre.
Al-Nassr thuhet se janë duke u përgatitur për të bërë një ofertë në drejtim të gjigantit anglez .
Klubi arab ka kontaktuar me agjentin e mesfushorit belg me qëllimin për të aranzhuar një takim mes dy palëve sipas gazetarit Rudy Galetti.
Plani i Al-Nassr është që t’i shpjegojë De Bruynes strategjinë e tyre afatgjatë në mënyrë që ta bindin atë t’i bashkohet atyre.
De Bruyne momentalisht ka kontratë me Cityn e cila skadon në vitin 2025. Ai vazhdon të mbetet një lojtar kyç në ekipin e Pep Guardiolas, por është paraqitur vetëm në një ndeshje në Ligën Premier këtë sezon, për shkak të lëndimit muskulor që pësoi në ndeshjen hapëse ndaj Burnleyt.
Si rezultat i gjendjes fizike , City është raportuar se ka ndërprerë bisedimet për një kontratë të re deri në momentin kur ai të rikuperohet.
32-vjeçari do të ishte vetëm njëri nga shumë futbollistë të mëdhenj që kaluan në Lindjen e Mesme, në rast se Al-Nassr do të jenë në gjendje ta bindin atë.
Ai do të ribashkohej me ish-bashkëlojtarin e tij tek City, Aymeric Laporte dhe gjithashtu me rivalët e vjetër të Ligës Premier siç janë Cristiano Ronaldo, Sadio Mane dhe Alex Telles.
Momentalisht belgu është duke vazhduar rikuperimin e tij nga lëndimi para se të konsiderojë një kalim të mundshëm në Ligën Saudite./Telegrafi/