Telegrafi

De Bruyne befasoi shokët e tij të skuadrës përpara fillimit të sezonit, vlera e dhuratave arrin mbi 150 mijë euro

Futbollisti belg Kevin De Bruyne u dhuroi shokëve të tij të Manchester Cityt nga një iPhone të platinit të bërë me porosi për të përkujtuar tre trofetë historik të fituar sezonin e shkuar.

Përpara fillimit të sezonit të ri të Ligës Premier, superylli belg dhuroi 26 telefona të porositur posaçërisht, secili me vlerë 5,800 euro. Krejt kjo i kushtoi mbi 150 mijë euro.

De Bruyne zbuloi artikujt luksoz të bërë nga dizajnerët kryesorë në botë të telefonave celularë të porositur në iDesing Gold, duke i befasuar dje bashkëlojtarët.

Lëvizja u frymëzua nga Lionel Messi që i dhuroi 35 iPhone ari 24 karatësh me vlerë 202,000 euro ekipit fitues të Kupës së Botës të Argjentinës dhe stafit trajner vitin e kaluar.

Pas iniciativës së kapitenit Kevin De Bruyne, skuadra e Pep Guardiolës është në bisedime për të rënë dakord për një partneritet për të krijuar iPhone të një lloji sipas porosisë.

Lexo po ashtu Arabia Saudite përpilon një listë të pabesueshme me katër lojtarë që synon t’i transferojë në vitin 2024

“Kam disa vite që punoj me IDG. Dhe i admiroj shumë telefonat e tyre në edicion të kufizuar, janë si vepra arti”, ka thënë 32-vjeçari.

Ju kujtojmë se sezoni 2022/23, ishte më i miri në historinë 129-vjeçare të Man Cityt, ku skuadra e drejtuar nga Guardiola u bë skuadra e dytë angleze që arriti të fitojë Ligën Premier, Ligën e Kampionëve dhe FA Cup. /Telegrafi/