Telegrafi

Datat e përballjeve më të rëndësishme për sezonin e ri në Serie A – fillon me derbin mes Juves dhe Napolit

Serie A tashmë ka publikuar përballjet që do të zhvillohen në 38-të xhirot e sezonit 2019/20.

Sezoni në ligën italiane do të fillojë më 24 gusht 2019, derisa janë mësuar të gjitha takimet për edicionin që do të përfundojë me 24 maj 2020.

Në mes javë do të zhvillohen tri xhiro në ligën italiane, më 25 shtator, 30 tetor dhe 22 prill, ndërsa pushimet nga ndeshjet me kombëtare do të jenë më, 8 shtator, 13 tetor, 17 nëntor dhe 29 mars 2020.

Pjesa e parë do të përfundojë më 23 dhjetor të vitit 2019, për t’u rikthyer me pjesën e dytë të sezonit më 5 janar 2020.

Lexo po ashtu Mësohen të gjitha përballjet për sezonin 2019/20 në Serie A

Derbi i parë në Serie A do të jetë ai në mes të Juventusit dhe Napolit që zhvillohet më 1 shtator, e që në këtë datë do të jetë edhe takimi në mes të Lazios dhe Romës.

22 shtatori do të jetë i rezervuar për derbin më të madh në Itali, ai në mes të Milanit dhe Interit që zhvillohet në ‘San Siro’, për të pasuar më pas për derbit e tjerë në ligën italiane. /Telegrafi/