Telegrafi

I dashuri i Santianës përmes letrës hodhi disa akuza kundrejt tij, Buci: Nuk prisja që të fliste mirë

I dashuri i ka dërguar një letër në spektakël Santiana Malokut gjatë ditës së sotme (e hënë).

Ai i kishte shkruar se ndihet i zhgënjyer nga ajo, pasi nuk e ka pritur një gjë të tillë.

Mes tjerash, partneri i bukuroshes gjakovare hodhi edhe disa akuza kundrejt banorit Ylli Dervishi.

Foto: Screenshot/YouTube

Ai tha se Buci e ka shfrytëzuar Santin për lojë dhe se e ka keqpërdor atë gjatë kohës që kanë qëndruar bashkë.

Lexo po ashtu I dashuri i dërgon një letër Santianës në BBVK, shprehet i zhgënjyer me të: Nuk e kam pritur nga ti

Pas kësaj, Ylli ka dhënë një koment teksa shtoi: “Shumë mirë që i ka ardhur letra sepse jam ndjerë keq. Po më vinte keq prej Santit se ndoshta e kemi bërë lojën e gabuar për ata dy persona që i kemi jashtë. Shumë mirë që i erdhi letra se thojsha mos po ndahen krejt”.

Foto: Screenshot/YouTube

Sa i përket akuzave, Ylli theksoi: “Mirë nuk mundet të flas, e kuptoj. Janë normale, që mundet me akuzu edhe me thënë shumë më keq për mua”.

Ata tani deklaruan se do të jenë rivalë të njëri-tjetrit. /Telegrafi/