Telegrafi

Darwin Nunez refuzon transferimin te Manchester United

Darwin Nunez është njëri nga futbollistët më të kërkuar në tregun e transferimeve të verës.

Sulmuesi uruguaian ka shkëlqyer këtë edicion me Benficën ku në 41 ndeshje zyrtare ka shënuar 36 gola e ka asistuar në katër të tjerë.

Skuadrat më të mëdha evropiane si Barcelona, Real Madrid, Bayern Munich, Chelsea, Liverpool, Arsenal, PSG e Manchester United janë vënë pas tij.

Por lojtari tanimë e ka të qartë se nuk dëshiron t’i bashkohet trajnerit Erik Ten Hag te Manchester United.

The Mirror ka raportuar se Nunez ka refuzuar Djajtë e Kuq për faktin se ata nuk do të luajnë në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm.

Lexo po ashtu Man Utd dëshiron katër transferime të mëdha gjatë verës për t'u rikthyer në Ligën e Kampionëve 

23-vjeçari tani po studion ofertat e tjera, por dy skuadrat favorite për të nënshkruar me të janë Bayern Munich dhe Paris Saint Germain.

Nga ana tjetër Benfica synon të fitojë rreth 100 milionë euro nga shitja e talentit të madh uruguaian. /Telegrafi/