Telegrafi

Darwin Nunez ‘çmendet’ pas kritikave, hesht të gjithë me katër gola të shënuara ndaj RB Leipzig

Sulmuesi i ri i Liverpoolit, Darwin Nunez ka shënuar katër gola në ndeshjen miqësore ndaj RB Leipzig të shënuar sot (e enjte) mbrëma.

Liverpooli ka marrë një fitore të madhe 5-0 ndaj RB Leipzig në kuadër të miqësorëve parasezonale.

Ylli i Reds padyshim se ishte transferimi i madh i verës, Darwin Nunez, i cili u kritikua shumë në dy ndeshjet e tij të para me fanellën e klubit anglez.

Nunez vendosi t’i hesht kritikët duke shënuar plot katër gola në ndeshjen e së enjtes mbrëma.

E veçanta e kësaj është se të gjithë golat e transferimit 85 milionësh erdhën në pjesën e dytë, pasi Nunez erdhi në lojë në minutën e 46-të.

Goli i parë i uruguaianit erdhi nga penalltia pas vetëm tre minutave lojë për rezultat 0-2, ndërsa për 0-3 u përkujdes të shënojë në minutën e 51-të.

Nunez ishte i papërmbajtshëm në këtë sfidë duke kompletuar het-trikun në minutën e 68-të për 0-4, ndërsa në minutën e 90-të shënoi për rezultatin përfundimtar 0-5.

Tifozët e Liverpool tani shpresojnë që ai të vazhdojë formën e tij të golave ​​në ndeshjen e tyre të ardhshme parasezonale kundër Red Bull Salzburg të mërkurën.

Ata më pas do të përballen me rivalët e Manchester Cityt për Community Shield më 30 korrik, ndërsa ndeshja e tyre hapëse e sezonit të Ligës Premier do të jetë ndaj Fulham më 6 gusht. /Telegrafi/