Site icon Telegrafi

Darwin Nunez, blerja më e shtrenjtë në histori të Liverpoolit: Shifrat e operacionit dhe detajet tjera rreth këtij transferimi

Liverpooli ka vendosur të hap thesin, duke nënshkruar me sulmuesin Darwin Nunez nga Benfica, i cili do të bëhet nënshkrimi më i shtrenjtë në historinë e klubit.

Një rekord i paarritur më parë, pasi për sulmuesin uruguaian do të jetë paguhen rreth 100 milionë euro me bonuset e përfshira në këtë çmim.

Në Portugali, gazetat sportive më të njohura, “A Bola” dhe “Record” analizojnë në detaje detajet e kontratës që sulmuesi uruguaian do të nënshkruajë me Liverpoolin.

Fillimisht, Liverpooli do të paguajë 75 milionë euro, një shumë që mund të rritet lehtësisht me disa bonuse të përfshirë në operacion.

25 milionë euro të tjera do të vijnë nga disa pika të vendosura, që duken lehtë të arritshme. Klubi anglez do të paguajë 5 milionë euro të tjera kur Darëini të luajë 10 ndeshje, të cilave duhet t’i shtohen edhe 10 milionë euro të tjera kur ai të arrijë shifrën e 60 ndeshjeve.

Lexo po ashtu E kryer, Darwin Nunez do të kalojë të Liverpooli

Marrëveshja e arritur përfshin edhe 10 milionë euro të tjera për arritje individuale dhe kolektive që Darwini duhet t’i arrijë me Liverpoolin.

Sa i përket kohëzgjatjes së kontratës së uruguaianit, i cili ka shënuar 34 gola në 41 ndeshje këtë vit, ajo do të jetë për pesë sezone me një pagë prej 12 milionë euro bruto çdo sezon, sipas A Bola.

Gjithsej 100 milionë eurot e nënshkrimit do të kalojnë çmimin rreth 85 milionë euro që Liverpooli i pagoi për mbrojtësin Virgil van Dijk, i cili mbërriti nga Southampton në vitin 2017.

Tani për tani, derisa të zyrtarizohet ardhja e Darwinit, qendërmbrojtësi mbetet më i shtrenjti, si transferim i ‘The Reds’.

Drejtori sportiv i Liverpoolit, Julian Ward, është në Lisbonë për të mbyllur transferimin, ku kanë mbetur edhe pak detaje. /Telegrafi/

Exit mobile version