Site icon Telegrafi

Danimarka stërvitet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, sytë kah Eriksen e yjet e tjerë

Danimarka me yjet e saj ka zbritur në tapetin e stadiumit ‘Fadil Vokrri’ ku e kanë zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes me Kosovën.

Yjet të mëdha të Ligës Premier si Christian Eriksen (Tottenham) dhe Andreas Christensen (Chelsea), kanë zbarkuar në fushë

Edhe lojtarët e Ajaxit, Lasse Schone dhe Casper Dolberg, ishin në stërvitje.

Trajneri Age Hareide u pa duke biseduar me mbrojtësin i Sevillas, Simon Kjaer, duke i dhënë edhe instruksione.

Në portë është portieri Kasper Schmeichel, po ashtu i njohur për publikun kosovar.

Në 15 minutat sa ishin të lejuara mediat, lojtarët bën stërvitje me top, por edhe vrapime të lehta në fushë.

Ndeshja mes Kosovës dhe Danimarkës zhvillohet të enjten nga ora 19:00. /Telegrafi/

 

Exit mobile version