Telegrafi

Danilo drejt Serie A

Juventusi raportohet se planifikon transferimin e Danilos në fund të sezonit.

Mbrojtësi anësor i Real Madridit, që u transferua në verën e kaluar nga Porto, nuk është përshtatur mirë në Bernabeu dhe nuk po arrin të zëvendësojë Dani Carvajalin që mbetet i preferuari i klubit në pozitën e mbrojtësit të djathtë.

Tani, “Tuttosport” raporton se Juve synon ta transferojë brazilianin duke ofruar ofertë gjatë verës. Trajneri Massimiliano Allegri e ka identifikuar Danilon si zëvendësues ideal për 32-vjeçarin Stephan Lichtsteiner.

Mbrojtësi ka shënuar dy gola në 20 paraqitjet e tij në La Ligë.