Telegrafi

Dana White jep lajmin e madh për rikthimin e Khabib Nurmagomedov në UFC

Presidenti i UFC-së, Dana White ka thënë se Khabib Nurmagomedov do të kthehet në UFC nëse ndonjë prej yjeve të peshave të lehta në UFC 257 bën diçka spektakolare.

Nurmagomedov u largua nga sportet luftarake pasi mbrojti titullin e tij në peshat e lehta në UFC kundër Justin Gaethje vitin e kaluar.

Ai njoftoi pensionimin e tij tronditës në Oktagon pas fitores ndaj Gaethej, por luftëtari i pamposhtur ka zhvilluar bisedime me shefin e UFC-së, White, mbrëmë, dhe mund të ndryshojë mendje.

Lexo po ashtu Khabib ia dedikon fitoren babait të ndjerë, ndërsa konfirmon pensionimin nga UFC si premtim ndaj nënës së tij

51-vjeçari ka zbuluar se ‘The Eagle’ do të ndryshojë vendimin e tij të pensionimit nëse ndonjë nga pretendentët e UFC 257 bën diçka spektakolare dhe e bën atë të dëshirojë të kthehet.

“Ai ka arritur gjithçka që ka vendosur të arrijë”, ka thënë fillimisht White gjatë transmetimit të Max Holloway kundër Calvin Kattar.

“Ai mendoi se Oliveira dukej me të vërtetë mirë në luftën e tij kundër Tony Ferguson. Të shtunën tjetër, kemi luftën McGregor-Poirier dhe Chandler dhe Hooker”.

“Fjalët e tij për mua ishin: ‘Unë do ta shikoj këtë luftë’. Ai tha, ‘Kurrë nuk do ta lidhja ndarjen, do ta mbaja rripin, do ta mbaja rripin larg çdokujt tjetër’”.

“Këta njerëz nëse bëjnë diçka spektakolare, më tregojnë diçka spektakolare, më bëjnë të dëshiroj të kthehem dhe të luftoj”.

“Dy luftime do të vijnë, nëse këta njerëz mund të bëjnë diçka të veçantë, Khabib do t’i luftojë ata”, përfundoi presidenti i UFC-së.

Lexo po ashtu Khabib i dërgon mesazh McGregorit para UFC 257 – irlandezi do luftojë për titullin e peshave të lehta

Sigurisht, Conor McGregor dhe Dustin Poirier përplasen në ngjarjen kryesore të UFC 257 fundjavën e ardhshme.

Edhe i porsaardhuri në UFC, Michael Chandler përballet me Dan Hooker në ngjarjen kryesore në ‘Fight Island’.

Gjithashtu është edhe Charles Oliveira që dominoi Tony Ferguson në UFC 256. /Telegrafi/