Telegrafi

Dalool dhe Mixey sjellin remiksin e ri të këngës “Hatixhe”

Kënga “Hatixhe” u shndërrua në hit të padiskutueshëm vitin e kaluar.

Versioni ndryshe i sjell nga Capital T dhe Mixey kishte bërë që kjo këngë të fitonte zemrat e të gjithëve.

Tani, DJ-të Dalool dhe Mixey kanë publikuar një version të ri remiks të saj.

Lexo po ashtu Hitet e vjetra që u ripërpunuan nga artistët e rinj shqiptarë

Nurteel është kujdesur për orkestrimin, ndërsa është publikuar në YouTube në versionin audio.

Ky version duket të jetë një ripërpunim interesant, dhe pritet të jetë senzacion në diskotekat dhe mbrëmjet muzikore gjatë verës.

Versioni origjinal i kësaj kënge është kënduar nga Hamide Sadiku në vitin 1971. /Telegrafi/