KSHZ ka përditësuar të dhënat për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Sipas të dhënave të KSHZ në ueb faqen e interntetit deri në orën 15:00 pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale ka arritur në 31.96%%, ndërsa për zgjedhjet parlamentare 36.72%.
Për zgjedhje presidenciale jehonë më të madhe ka në Kirva Pallankë me 58.29%, ndërsa jehonë më të vogël ka në Likovë me 5.14%.
Në zgjedhjet parlamentare më shumë dalje ka pasur në njësinë zgjedhore numër 1 me 41.70%, ndërsa pjesëmarrje më të ulët ka në njësinë zgjedhore numër 6 me 29.12%./Telegrafi/