Gazeta britaneze ”Daily Mail” shkruan se protestat e refugjatëve në kufirin maqedono-grek nxiten nga propaganda të rrejshme dhe premtime, të cilat nervozojnë refugjatët dhe shkaktojnë dhunë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Kjo gazetë bën të ditur se në grupin e 17 personave të arrestuar në incidentin e fundit, ka edhe dy britanezë, ndërkaq të arrestuarit vijnë edhe nga Gjermania, Austria, Hollanda, Suedia dhe Greqia.
Ata akuzohen për përhapje të lajmeve të rrejshme në mes të migrantëve, gjoja se kufiri është i hapur për kalim, kurse në Idomeni gjenden rreth 11 mijë migrantë. Qeveria greke ka premtuar se do t’i shpërndajë në kambet brenda vendit./Telegrafi/